KONFRONT

“Konfront” është emisioni qendror i debatit në KTV, udhëhequr nga Mimoza Koprani Muçaj dhe panelistët, si dhe shumë të ftuar të tjerë për t’i shtjelluar temat më të nxehta politike të çastit.

KONFRONT

038

“038” është emisioni i parë ndër televizionet kosovare që i kushtohet kryeqytetit. Përgatitur dhe udhëhequr nga Rajmonda Zhdrella Sopjani i sjell lajmet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetën dhe punën në Prishtinë. Çështjeve të ngritura nga qytetarët, në studio u përgjigjen të ftuarit, zyrtarët përgjegjës komunalë, përfaqësuesit e opozitës apo edhe të shoqërisë civile.

038

JETA

“Jeta” është emision i veçantë ku Ardiana Dragusha identifikon njerëz të rëndomtë, të papërfshirë në jetën publike, e që kanë arritur suksese në profesionet e tyre, shpeshherë të harruara nga shoqëria. Përtej rrëfimeve personale, emisioni xhirohet në terren, në destinacione shumë atraktive për t’u vizituar.

JETA

WILDLIFE

I vetmi emision në Kosovë dhe më gjerë që merret me botën e egër në Kosovë dhe kryesisht rajon. Realizuar nga adhuruesi i natyrës, Arian Mavriqi, emisioni përbëhet nga pamjet ekskluzive të xhiruara me teknikën më të avancuar, të specieve të rrezikuara dhe atyre të sigurta që ndikojnë në biodiversitetin e Kosovës. Emision unik, edukativ dhe informativ në të gjitha trojet shqiptare.

WILDLIFE

TE LINDA

“Te Linda” është kuzhina më e popullarizuar televizive në Kosovë. Receta me plot shije dhe delikatesë, të realizuara me përkushtim, janë mënyra e duhur për t’u njohur me shijet e reja dhe me ato tradicionale, nga Linda Haxhibrahimi.

TE LINDA

FAKTE me Adnan Merovcin

FAKTE me Adnan Merovcin

TEMPUS

Është emision debati, i vetmi i specializuar dhe analitik që përqendrohet ekskluzivisht në çështjet e drejtësisë dhe sundimit të ligjit me synim ngritjen e vëmendjes ndaj problemeve të vazhdueshme me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare. Emisioni përgatitet nga ekipi i Institutit Kosovar për Drejtësi dhe udhëhiqet nga Betim Musliu.

TEMPUS

PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

“Programi fluturues i fëmijëve” është emision edukativ dhe argëtues dedikuar fëmijëve. Përmes PFF-së, fëmijët në mënyrë kreative nxiten të rrisin kureshtjen për botën që i rrethon.

PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

ÇA KA 3

Është emisioni që bëhet ngatë rinjtë për të rinjtë. Preokupimet, aktivitetet dhe shumëçka që lidhet për adoleshencën e rininë do t’i gjeni në emisionin emblematik të KTV-së.

ÇA KA 3