Sonte në “Express” i ftuar është Rrezeart Galica, themelues dhe kurator i Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2026”. Gjatë kësaj interviste shpalosim detaje rreth edicionit të gjashtë të festivalit, që sivjet vjen me temën “THIRRJE PËR PAQE/CALL FOR PEACE”.
Po ashtu ju sjellim një material nga skena e kulturës. Kujtesa kolektive, mitologjia, paragjykimet dhe përjetimet e fshehura janë ndër shtresat që kanë marrë formë nëpërmjet veprave të artistëve që janë bashkuar në ekspozitën kolektive “What Remains Unseen”. Me këtë ngjarje të premten mbrëma është hapur edicioni i dytë i festivalit “Circle Fest” në “Stacionin Kulturor” në Prishtinë.
Nuk mungojnë as storjet nga showbizi me protagonistë yje si, Phill Collins, Raye, Taylor Swift dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!