Janë shpallur nominimet për edicionin e 69-të të çmimeve Grammy, që do të mbahet më 7 shkurt 2027 në Los Angeles, ka shkruar ABC News.
Nominimet u prezantuan të hënën në New York, nga artistë të njohur si Olivia Dean, Kehlani, Pharrell Williams dhe David Guetta.
Këngëtarja dhe kantautorja britanike Raye është artistja më e nominuar për çmimet “Grammy” 2027, me gjithsej 11 nominime. Pas saj renditen këngëtarja spanjolle Rosalía me nëntë nominime dhe ylli i muzikës country Ella Langley me shtatë.
Nga shtatë nominime kanë marrë edhe Miranda Lambert, Olivia Rodrigo dhe Phoebe Bridgers. Ndërsa Bruno Mars, Leon Thomas dhe Olivia Dean, fituesja e çmimit “Artisti i ri më i mirë” vitin e kaluar, janë nominuar në gjashtë kategori secili.
Një tjetër moment historik i këtij edicioni vjen nga Beyoncé, e cila ka arritur në plot 100 nominime për “Grammy”. Ajo mbetet artistja më e nominuar në historinë e këtyre çmimeve, ndërsa nominimi i saj i fundit është për këngën “Morning Dew (Donk)”, në kategorinë “Performanca më e mirë solo R&B”, ka shkruar CNN.
Në kategorinë kryesore, “Albumi i vitit”, janë nominuar Phoebe Bridgers me “Lost Weekend”, Olivia Dean me “The Art of Loving”, Ella Langley me “Dandelion”, Bruno Mars me “The Romantic”, Raye me “This Music May Contain Hope”, Olivia Rodrigo me “You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love”, Rosalia me “Lux” dhe Taylor Swift me “The Life of a Showgirl”.
Ndërsa në kategorinë “Artisti i ri më i mirë” garojnë Angine de Poitrine, Geese, Ella Langley, Slayyyter, Sienna Spiro, Don Toliver, Remi Wolf dhe The Womack Sisters.
Të nominuarit në disa nga kategoritë e tjera:
“Albumi më i mirë pop”: Olivia Dean, -“The Art of Loving”, Ariana Grande -“Petal”, Bruno Mars –“The Romantic”, Raye- “This Music May Contain Hope” dhe Olivia Rodrigo -“You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love”.
“Albumi më i mirë rap”: Busta Rhymes – “Dillagence II”, Cardi B – “Am I the Drama?”, Rapsody – “God Gotta Afro & Gold Hoops”, Don Toliver – “Octane”, Wale – “Everything Is a Lot.” dhe Kanye West – “Bully (Deluxe)”.
“Albumi më i mirë R&B”: Chris Brown – “Brown (The Chocolate Edition)”, Alex Isley – “When the City Sleeps”, Kehlani – “Kehlani”, PJ Morton – “Saturday Night” dhe Jill Scott – “To Whom This May Concern”.
“Albumi më i mirë country bashkëkohor”: Kelsea Ballerini – “Mount Pleasan”t, Carter Faith –“ Cherry Valley”, Ella Langley – “Dandelion”, Megan Moroney – “Cloud 9” dhe Kacey Musgraves – “Middle of Nowhere”.
“Performanca më e mirë pop nga një dyshe ose grup”: Lady Gaga dhe Doechii me “Runway”, Madonna dhe Sabrina Carpenter me “Bring Your Love”, Raye dhe Hans Zimmer me “Click Clack Symphony”, Taylor Swift dhe Sabrina Carpenter me “The Life of a Showgirl”, si dhe Tame Impala me Jennie me “Dracula”.
Në kategorinë “Kënga më e mirë R&B” garojnë këngët “Let Me”, “My Muse”, “Out the Window”, “Pressha” dhe “What You Need”. Ndërsa për “Performancën më të mirë solo pop” janë nominuar Olivia Dean me “Man I Need”, Bruno Mars me “Risk It All”, Raye me “Where Is My Husband!”, Olivia Rodrigo me “The Cure” dhe Rosalía me “Sauvignon Blanc”.
Në kategoritë e tjera, nominime kanë marrë edhe Madonna, Robyn, Skrillex dhe Tame Impala në muzikën elektronike, Phoebe Bridgers, Geese dhe The Rolling Stones në rrok, si dhe Beyoncé, Kehlani, Victoria Monét, Jill Scott dhe Tems në R&B.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC, ndërsa do të jetë në dispozicion edhe në platformat “Disney+” dhe “Hulu”.