Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
60 MINUTA

Ngecjet e Kosovës në rrugëtimin evropian sot në “60 Minuta” me ish-ambasadorin, Lulzim Peci

Lulzim Peci

Ish-ambasadori dhe drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” për të diskutuar për zhvillimet kryesore ndërkombëtare. 

Flasim për humbjen e fuqisë politike të Trumpit brenda Kongresit amerikan në zgjedhjet e mes mandatit?

Integrimin evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe ngecjen e Kosovës në këtë proces?

Çka rrezikon Kosova të humbë në raport me integrimin në BE si shkak i mos përmbushjes së reformave dhe humbjes së milionave euro nga Plani i Rritjes?

Çka pasqyron Raporti i Progresit për Kosovën në shumë fusha si sundimin e ligjtë, luftën kundër korrupsionit, progresin e limituar në investime kapitale, problemet në fushën e energjisë?

A mund të presë Kosova përparim në procesin e integrimit pa reforma të thella institucionale dhe politike?

Edhe Kush do të bëhet president? - sot në “60 Minuta” me Lulzim Pecin 60 MINUTA Kush do të bëhet president? - sot në “60 Minuta” me Lulzim Pecin

Cilat çështje janë urgjente që duhet të adresohen nga qeveria që raporti i ardhshëm të mos ketë përsëri kritikat e njëjta? 

A po e ka të vështirë Kosova që pas heqjes së masave ndëshkuese të BE-së, ta rikthejë besimin e partnerëve evropianë?