Komisioni Evropian në këtë raport, draftin e të cilit ka pasur rast ta shohë KOHA, do të nënvizojë mes tjerash se paraliza e tejzgjatur institucionale ka pamundësuar progres më të madh të Kosovës në fushën e reformave, përfshirë edhe të atyre të identifikuara nga Komisioni Evropian në raportin e vitit paraprak. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse nuk ka pasur më shumë progres në fushat kyç
Raporti vjetor i progresit për Kosovën, i cili krahas raporteve të tjera për vendet e procesit të zgjerimit do të miratohet nesër në Bruksel, me përmbajtjen e tij nuk do ta befasojë askënd. Komisioni Evropian në këtë raport, draftin e të cilit ka pasur rast ta shohë KOHA, do të nënvizojë mes tjerash se paraliza e tejzgjatur institucionale ka pamundësuar progresin më të madh të Kosovës në fushën e reformave, përfshirë edhe të atyre të identifikuara nga Komisioni Evropian në raportin e vitit paraprak. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse nuk ka pasur më shumë progres në fushat kyçe siç janë reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Përveç çështjeve politike dhe institucionale, Komisioni Evropian në këtë raport ka vërejtur mungesë të progresit të duhur edhe në fushën e sundimit të ligjit, progres vetëm të limituar në luftë kundër korrupsionit, një lloj progresi në luftën kundër krimit të organizuar. Akoma progresi nuk ishte i duhur as në lirinë e mediave, ku kanë vazhduar sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, përfshirë edhe nga përfaqësues të Qeverisë.
Shqetësuese në raport është edhe gjendja në fushën e energjisë, ku ka pasur progres vetëm të limituar dhe kjo, sipas Komisionit Evropian, vazhdon të jetë pengesë e madhe për rritjen ekonomike të Kosovës.
Raporti si ai për Kosovën ashtu edhe për Serbinë kërkon edhe zbatimin e obligimeve nga dialogu për normalizimin e raporteve me tyre. Nga Kosova do të kërkohet përsëri që të nisë procesi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që Komisioni konsideron obligim të Kosovës, ndërsa Serbia pritet të kritikohet për shkelje të marrëveshjeve, përfshirë edhe lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, sidomos në Këshillin e Evropës dhe në Interpol. Do të përsëritet keqardhja e BE-së për mungesën e masave nga ana e Serbisë për kryesit e sulmit terrorist në Banjskë.
Komisioni nesër pritet të publikojë edhe udhërrëfyesit për katër shtetet më të avancuara kandidate: Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, me afate të caktuara kohore se çfarë duhet të bëjnë për ta realizuar qëllimin e tyre për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit. Si afat indikativ Komisioni do të përmendë përmbylljen e negociatave me Malin e Zi deri në fund të këtij viti, ndërsa nënshkrimin e traktatit të anëtarësimit në qershor të vitit që vjen. Ndërsa për Shqipërinë Komisioni do të paraqesë një plan se si mund të arrijë qëllimin për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, nëse Shqipëria do t'i përmbushë kriteret e nevojshme.
-
Ekskluzive, Raporti i Progresit: Kosova pa përparim të dukshëm për shkak të krizës politike
-
Raporti i Progresit: Pak progres dhe ngecje në shumë fusha – urgjentisht kërkohet përmirësim në investime publike
-
Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën
-
Raporti i PE-së: Mbështetje për rrugën evropiane dhe pavarësinë e Kosovës, shqetësim për polarizimin politik
-
Miratohet Raporti i Progresit: Kosova me progres të limituar e stagnim