Tash e një javë po vazhdon protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.
Protestuesit po kërkojnë që vrasja e grave të trajtohet si çështje urgjente kombëtare. Ata kanë kërkuar ndjekje penale të prokurorëve e gjyqtarëve që janë marrë me rastin e saj.
Kanë kërkuar edhe shkarkimin e ministrave të Drejtësisë, Donika Gërvalla, e atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi refuzuan dorëheqjen. E dorëheqje i është kërkuar edhe kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj. Ajo u vra pak ditë pasi paralajmëroi me letër institucionet se jeta e saj është në rrezik. Vrasja ndodhi pasi u kthye nga Policia ku e paraqiti ish-bashkëshortin për kanosje.
Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta, protesta dhe masa në institucione. Në mesin e zhvillimeve pas rastit është edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendime të prokurorëve e policëve. /EO
-
Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt
-
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrave e shkarkime edhe në gjyqësor
-
Protestuesit insistojnë në shkarkimin e Gërvallës e Sveçlës
-
Nrecaj: S’mund të hiqet nga barra e drejtësisë as trajtimi i Arlinda Zekajt në Gjykatë
-
Dita e gjashtë e protestave në Prishtinë kundër femicidit, përsëriten thirrjet për dorëheqjen e Gërvallës e Sveçlës