Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për të katërtën ditë radhazi protestohet në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

protesta

Në Prishtinë po mbahet dita e katërt e protestave pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës të dielën. Protestuesit po kërkojnë drejtësi për të dhe përgjegjësi nga institucionet për rastin që ka nxitur reagime të shumta publike.

Në protestë, qytetarët po kërkojnë edhe dorëheqjet e ministrave Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla. Të dy gjatë një konference për media kanë konfirmuar se nuk do të dorëhiqen.

Protesta ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar te Ministria e Drejtësisë, KGJK-ja e në fund edhe Qeveria. 

Gjatë ditës së sotme, dorëheqje dha drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Po ashtu sot u protestua edhe në Pejë. 

Arlinda Zekaj u vra nga ish-kunati me sëpatë. Ajo i kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun që i kanosej. 

Një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 policë në Pejë janë suspenduar për këtë rast. 

Lexo përditësimet tjera
Fotografi nga protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Protesta në gjithë Kosovën, kërkohet drejtësi pas vrasjes së Arlinda Zekajt