Akil Gjakova është renditur i pesti në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në luftë për medalje të bronztë, Gjakova u përball me rusin Karin Galstian. Ndaj tij pësoi me dy uazari.
Në paraqitjen e Gjakovës ndikoi edhe lëndimi në kokë që pësoi në luftën e kaluar. Ai doli në tatami me kokë të fashuar.