Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dita e gjashtë e protestave në Prishtinë kundër femicidit, përsëriten thirrjet për dorëheqjen e Gërvallës e Sveçlës

Protesta

Foto: Driton Paçarada

Për të gjashtën ditë me radhë është protestuar në kryeqytet duke kërkuat përgjegjësi institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Protesta e nisur në sheshin “Zahir Pajaziti” vazhdoi në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës e përfundoj para objektit të Policisë së Kosovës gjatë së cilës u shpalosën kërkesat e tyre përfshirë kërkesa për dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla si dhe shkarkimin e të gjithë zingjirit përgjegjës në Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatë të Pejës. Ndër të tjera protestuesit kërkuan trajtimin e vrasjeve të grave si urgjencë kombëtare, sigurimin e banimit social për të mbijetuarat e dhunës në baza gjinore si dhe vettingut në sistemin e drejtësisë.