Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Gashani

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zbuluar të hënën buxhetin milionësh që parashihet të jetë për vitin 2027.

69.99 milionë euro parashihet të jetë buxheti për Ministrinë e Sportit dhe Rinisë për vitin 2027.

“Ky buxhet do të mundësojë vazhdimin e mbështetjes për sportistët, trajnerët dhe organizatat sportive, si dhe zhvillimin e projekteve strategjike në fushën e sportit dhe rinisë. Më shumë mbështetje për sportin dhe më shumë mundësi për të rinjtë!”, ka shkruar Gashani në rrjetet sociale.

Projektbuxhetin për vitin 2027, u miratua të hënën nga Qeveria e Kosovës.