Ministria e Sportit ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me 39 federata sportive, të vlefshme për këtë vit.
“Ministria e Sportit mbështet federatat sportive me mbi 6.5 milionë euro për vitin 2026”, shkruan në njoftim.
Memorandumet bëjnë të mundur që federatat të marrin paratë që u takojnë nga shteti, në bazë të rregullores së kategorizimit.
“Gjatë fjalës së tij, ministri Blerim Gashani theksoi se federatat sportive janë partnerë kyç në zhvillimin e sportit në vend, duke nënvizuar rolin e tyre të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së aktiviteteve dhe përmirësimin e rezultateve sportive. Ai kërkoi nga federatat angazhim të lartë, profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm, në mënyrë që mbështetja institucionale të shndërrohet në rezultate konkrete dhe në rritje të performancës së sporti”, shkruan tutje në njoftim.
-
Federatat me të hyra rekorde nga Botërori
-
Miratohet Projektligji, 243 milionë euro për Lojërat Mesdhetare
-
Dyfishohet përkrahja financiare për sportistet më të mira në Kosovë
-
Kreu i FFK-së takohet me ministrin Gashani, merr premtim për stadiumet
- Milionat e sponsorizimit në sport, interes publik apo ambicie garuese?