Federatat e përfaqësueseve që janë në Botërorin e futbollit do të kenë të hyra të mëdha financiare.
Fondi shpërblyes i FIFA-s është rritur për 50 për qind krahasuar me Botërorin 2022 në Katar. Por është rritur edhe numri i përfaqësueseve nga 32 në 48.
Plot 614 milionë euro është fondi shpërblyes për federatat nacionale, pjesëmarrëse në Botëror.
Kampioni i botës do të shpërblehet me 50 milionë euro.
Vetëm për pjesëmarrje, federatat shpërblehen me 7,6 milionë euro.
Shifra rritet në 9,3 milionë euro për përfaqësueset që kalojnë grupin. Kualifikimi në një të tetën e finales ofron 12,7 milionë euro.
Edhe
Sa para do të fitojnë klubet nga Botërori?
U takon federatave nacionale të vendosin se si do ta ndajnë këtë bonus. Zakonisht një pjesë shkon për lojtarët.
FIFA, që ka të hyra marramendëse nga Botërori, ndan para edhe për klubet që kanë lojtarët në përfaqësuese të Botërorit.