Ministri i Sportit i Iranit, Ahmad Donyamali, ka paralajmëruar se ekipi përfaqësuese do të braktisë ndeshjet e Botërorit në rast se në stadiume ka protesta nga diaspora iraniane kundër udhëheqjes së vendit.
Media në Iran kanë cituar ministrin Ahmad Donyamali të ketë thënë se “ne tashmë e kemi informuar FIFA-n se përgjegjësit e ekipit do ta braktisin ndeshjen sapo të dëgjojmë sllogane politike në stadiume”.
Donyamali tha se FIFA-s i është kërkuar gjithashtu të sigurohet që tifozët të sjellin në stadium vetëm flamurin zyrtar të Republikës Islamike dhe jo flamurin e dikurshëm persian. Ekipi do të largohet edhe nëse ka flamuj të tillë, tha ministri.
Flamuri i vjetër me luan dhe diell preferohet sidomos nga grupet monarkiste të opozitës dhe përdoret në tubimet protestuese jashtë Iranit. Shihet si simbol i kundërshtimit ndaj sistemit islamik në Iran.
Por një ndalim i tillë vlerësohet të jetë vështirë i zbatueshëm në Botëror.
Të tri ndeshjet e fazës grupore të Iranit zhvillohen në SHBA. Janë 2 milionë iranianë në SHBA, shumica në Los Angeles. Dhe Kupa e Botës është platformë e duhur për ta për protesta kundër regjimit.