Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Irani thotë se biletat e tifozëve për ndeshjet e Botërorit i janë anuluar

Iran

FIFA ka anuluar ndarjen e biletave për tifozët e Iranit për tri ndeshjet e kësaj përfaqësueseje në Botëror, e që zhvillohen në SHBA. Kështu të paktën ka deklaruar federata iraniane të martën.

Çdo federatë e 48 përfaqësueseve pjesëmarrëse ka të drejtë të marrë dhe të shpërndajë 8 për qind të biletave të kapacitetit të stadiumit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëm disa ditë para se Irani ta hapë Kupën e Botës, më 15 qershor në Los Angeles ndaj Zelandës së Re, federata iraniane tha se tani nuk ishte në gjendje të siguronte asnjë biletë për mbështetësit e saj.

Ky pretendim shton trazirat midis federatës iraniane, FIFA-s dhe SHBA-së.

Përfaqësuesja e Iranit është vendosur në qytetin kufitar të Meksikës, Tijuana, në vend se të vendosej në Arizona, ku fillimisht e planifikonte kampin.

Disa prej drejtuesve të federatës iraniane ende nuk kanë leje për të hyrë në SHBA.