Louis van Gaal ka kritikuar ashpër UEFA-n për formatin e ri të Ligës së Kampionëve, duke e akuzuar shtëpinë evropiane të futbollit se po i jep përparësi përfitimeve financiare.
Ish-trajneri i njohur holandez ka vënë në pikëpyetje kriteret e pjesëmarrjes në këtë garë, duke argumentuar se në kompeticionin që mban emrin e kampionëve duhet të marrin pjesë skuadrat më të mira.
“Është absurde që UEFA ka krijuar këtë format të garës. Në ditët e sotme çdokush mund të marrë pjesë. UEFA mendon vetëm për të fituar para. Është një botë e korruptuar”, ka deklaruar 75-vjeçari Van Gaal.
Ai ka thënë se kur skuadrat janë më të barabarta në nivel, ndeshjet janë më cilësore, edhe nëse shënohen më pak gola.
“Quhet Liga e Kampionëve, apo jo? Në të duhet të luajnë skuadrat më të mira. Do të kishte më pak dallime në cilësi dhe më pak gola, por ndeshjet do të ishin të një standardi shumë më të lartë dhe futbolli do të ishte shumë më i mirë”.
UEFA e ndryshoi formatin e Ligës së Kampionëve nga edicionit 2024/25.