Gjendja e trajnerit të Bayern Munchenit, Vincent Kompany, po përmirësohet gradualisht, pas shqetësimeve që ai kishte për shëndetin.
Trajneri belg u dërgua në spital për trajtim mjekësor pasi kolapsoi të premten.
Ai kishte vuajtur nga një infeksion viral, që e kishte detyruar të mungonte në disa seanca stërvitore të ekipit të parë.
Ndihmëstrajneri i Bayernit, Aaron Danks, ka folur për gjendjen e Kompanyt, duke bërë të ditur se ai po përmirësohet nga dita në ditë.
Danks ka treguar se e ka vizituar Kompanyn në spital të hënën, por se nuk kishin diskutuar për futbollin apo planet taktike të skuadrës.
“Është në gjendje të mirë shpirtërore. Duket se po përmirësohet çdo ditë”, ka thënë Danks, shkruan “Reuters”.
Ai ka shtuar se ende nuk ka informacione të reja lidhur me diagnozën apo kohën kur Kompany mund të kthehet në punë.
“Le të pushojë dhe të marrë kohën e nevojshme”, ka theksuar ndihmëstrajneri.