Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt djali i saj 12-vjeçar merret në kujdes në shteti

Prokuroria Themelore ne Peje

Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës, është dërguar në një nga strehimoret në Kosovë. 

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. 

Të hënën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku u diskuata për vrasjen ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë të çuditshme vendimet e institucioneve në Pejë, përfshirë të Qendrës për Punë Sociale, të Prokurorisë dhe Gjykatës. 

Sveçla ka thënë se Qendra për Punë Sociale ia ka dhënë të drejtën mbi fëmijën babait, ndonëse një gjë e tillë i takon nënës, e pastaj babai ia ka deleguar vëllait i cili Sveçla ka thënë se ka një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare është qëlluar për vdekje me sëpatë, mbrëmjen e së dielës, në Vitomiricë të Pejës. 

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt është kunati i saj Albert Sylaj i cili gjendet në arrati dhe Policia e ka shpallur në kërkim. 

Tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë ajo kishte njoftuar për rrezikun. 

“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar Zekaj. 

Vrasja ndodhi pak orë pasi ajo kishte raportuar në polici ish-bashkëshortin për kanosje i cili është ndaluar nga Policia.

Pavarësisht alarmit të ngritur dhe ankesave të saj ndaj institucioneve, rasti përfundoi tragjikisht.