Iranit i është refuzuar kërkesa për ta ndryshuar vendin e zhvillimit të ndeshjeve në Kupën e Botës.
Irani pas nisjes së luftës me Izraelin dhe SHBA-në, kishte kërkuar që ndeshjet e Botërorit t’i barten për në Meksikë.
Por, FIFA e ka refuzuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Iranit.
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, e ka konfirmuar një gjë të tillë.
“FIFA ka vendosur që ndeshjet nuk mund të zhvendosen diku tjetër”, ka deklaruar Sheinbaum.
Irani në Grupin G do të luajë ndaj Zelandës së Re dhe Belgjikës më 16 dhe 21 qershor në Inglewood, ndërsa ndaj Egjiptit më 27 qershor luan në Seattle.