Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Irani pritet të lejohet në Meksikë

Irani

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, konfirmoi të hënën se autoritetet e vendit po shqyrtojnë mundësinë që ekipi përfaqësues i Iranit të vendoset në qytetin verior të Tijuanës gjatë Kupës së Botës, duke pasur parasysh pengesat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Delegacioni i FIFA-s erdhi nëpërmjet një personi, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan që ekipi iranian të qëndrojë gjatë natës në SHBA. Kështu që na pyetën se a mund të qëndrojnë në Meksikë. Dhe ne i thamë që nuk ka problem”, tha presidentja në konferencën e saj për shtyp të hënën.

Irani do ta ketë selinë në Tijuana, një qytet në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sheinbaum theksoi se ekipi iranian parashihet të qëndrojë në Meksikë dhe do të udhëtoj drejt SHBA-ve vetëm për t’i zhvilluar ndeshjet e fazës së grupeve të Kupës së Botës.

“Nuk kemi asnjë arsye t’ua mohojmë atyre qëndrimin në Meksikë. Kështu që ne ofruam këtë mundësi dhe po shqyrtohet”, ka theksuar Sheinbaum.

Irani është në Grupin B me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re.