Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Irani vendoset në Meksikë për Botëror, jo në SHBA

IRAN

Futbollistët e Iranit do të vendosen në qytetin kufitar të Meksikës, Tijuana, gjatë Kupës së Botës.

FIFA ka aprovuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Iranit për ndryshim të kampit stërvitor. Irani fillimisht kishte planifikuar të vendosej në Arizona të SHBA-së.

“Do të vendosemi në Tijauana, që është afër Oqeanit Pacifik dhe në kufi mes Meksikës dhe SHBA-së”, ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj.

Taj ka shtuar se ndryshimi do t’u ndihmojë për të shmangur ndërlikimet për viza dhe ekipi do të jetë në gjendje të udhëtojë direkt për në Meksikë përmes “Iran Air”.

Irani i luan dy ndeshjet e para në Los Angeles, ndërsa të tretën në Seattle.