Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ekipi i Iranit mbërrin në Meksikë për Kupën e Botës

Iran

Ekipi përfaqësues i Iranit në futboll mbërriti në Meksikë të dielën në mëngjes. Iranianët do të ushtrojnë në Meksikë për Kupën e Botës që fillon të enjten. Ndërkohë tri ndeshjet e fazës së grupeve, Irani i luan në SHBA.

Ehsan Hajsafi ishte futbollisti i parë që zbriti nga aeroplani çarter i linjës ajrore gjermane USC. Ai mbërriti rreth orës 5:05, në mëngjesin e së dielës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hajsafi udhëhoqi ekipin që pasi kaloi një kontroll të shkurtër sigurie u vendos në një autobus.

Autobusi u ndal shkurtimisht në hyrje të aeroportit të Tijuanas, ku rreth 20 tifozë iranianë valëvitën flamuj.

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës që organizohet nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika është ndërlikuar për shkak të luftës në Iran.

Problemet me viza bënë që Irani ta zhvendoste bazën stërvitore nga Arizona e SHBA-së në Tijuana të Meksikës.

Iranianët deri më tani kanë stërvitur në Antalya të Turqisë. Udhëtimi për në Meksikë është bërë direkt nga Antalya.

Disa pjesëtarë të stafit të Iranit ende nuk janë pajisur me viza të SHBA-së, sipas televizionit iranian. Në mesin e atyre që nuk janë pajisur me viza amerikane janë sekretari i përgjithshëm i federatës, Hedayat Mombieni dhe nënpresidenti Mehdi Mohammad Nabi.

Irani i luan dy ndeshjet e para në California, ndaj Zelandës së Re më 15 qershor dhe ndaj Belgjikës gjashtë ditë më pas. Ndërkohë me Egjiptin më 26 qershor luan në Seattle.

Irani dhe SHBA-ja mund të takohen në fazën nokaut më 3 korrik në Arlington të Texasit, nëse të dy përfaqësueset renditen të dytat në grupe.

Në mars, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka dekurajuar Iranin për pjesëmarrje në turne, duke thënë se “nuk mendon që është e përshtatshme të marr pjesë”, ndërsa ngriti dyshime për jetën dhe sigurinë e lojtarëve të Irakut.

Iranianët u përgjigjën duke thënë se askush nuk mund t’i përjashtojë nga Botërori.

Irani e finalizoi ekipin të hënën, duke përfshirë 17 lojtarë të klubeve iraniane, që nuk kanë luajtur ndeshje që nga shkurti për shkak të luftës.

Ylli Sardar Azmoun është larguar në mars. Është raportuar se kjo ndodhi për shkak të një postimi që ka nervozuar autoritetet gjatë luftës.

Irani megjithatë po merr pjesë në Botëror, ndonëse ka paqartësi për udhëtimin për në SHBA nga Meksika, ku edhe i ka ndeshjet.