Sulmuesi i Iranit, Mehdi Taremi, tha se hapat që qeveria amerikane ka ndërmarrë në lidhje me mohimin e vizave dhe ndalimin e hyrjes të gjyqtarit somalez po krijojnë “shumë tension” rreth Kupës së Botës.
Pjesëmarrja e ekipit përfaqësues të futbollit iranian në Botërorin që nis të enjten, është komplikuar nga lufta në Iran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIrani u vendos në Meksikë, por pa 14 anëtarë të stafit, të cilëve iu mohuan vizat për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të tri ndeshjet e fazës së grupeve të Iranit do të zhvillohen në SHBA.
“Kam qenë në tri Kupa Bote dhe gjithmonë sapo zbret nga avioni dhe hyn në vendin pritës, ka një atmosferë unike miqësie dhe globalizmi”, tha Taremi për “ESPN”. “Fatkeqësisht, nuk po e ndiej tani. Ka shumë tension tani në këtë Kupë Bote. E ndjen në atmosferë dhe për fat të keq kjo është për shkak të veprimeve si refuzimi i vizave. Ndoshta kjo është thjesht ndjesia ime personale”.
Irani i luan dy ndeshjet e para në Kaliforni, kundër Zelandës së Re më 15 qershor dhe Belgjikës gjashtë ditë më vonë. Më pas, iranianët shkojnë në Seattle për t’u përballur me Egjiptin më 26 qershor.