Ish-komandanti i FSK-së Kadri Kastrati do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” për të diskutuar lidhur me miratimin e ligjit të mbrojtjes nga administrata e Trumpit dhe përfshirjen e Kosovës në interesat strategjike të SHBA-së e angazhimin e SHBA-së në arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë.
Si e sheh SHBA rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovën?
A e ka ulur përfshirjen e saj SHBA në mbrojtjen e Evropës, dhe si ndikon kjo në Ballkanin Perëndimor?
Nëse SHBA-ja kërkon zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes së Brukselit dhe zbatimit të aneksit, cili duhet të jetë hapi i radhës i Kosovës Serbisë dhe BE si lehtësuese e dialogut?
Sa ka punuar Kosova në politikën e mbrojtjes, ndërtimin e një fabrike të municioneve, rritjen e buxhetit për armatim, blerje të armatimit nga SHBA e Turqisë a ndikojnë të gjitha këto vendime dhe janë në koordinim edhe me kërkesat e SHBA për rritjen e investimeve në armatim dhe forcimin e sigurisë?
Edhe
Kastrati: SHBA-ja nuk tërhiqet nga Kosova, Ballkani Perëndimor në vijë me interesat amerikane
Cilat janë ndryshimet dhe sa është rritur nëse mund të themi fuqia mbrojtëse e FSK-së gjatë viteve të fundit?
Për këto dhe të tjera sot në “60 Minuta” nga ora 17:10.
-
Kastrati: Ushtarët e FSK-së po dërgohen në Gaza pa sigurim shëndetësor e jetësor
-
Kadri Kastrati thotë se pavarësisht se Kosova duket e sigurt, gjendja në terren është e brishtë, alarmon për sulme
-
Sot në “60 Minuta” Presidenca shpalos detajet e takimit Osmani - Trump
-
I kërkohet reflektim Kosovës, pas mbështetjes së re amerikane