Sonte në “Express” flasim me Jeta Gërqari, koordinatore e festivalit “Ditët e Nëntorit”, që zhvillohet në Gjakovë me datat 20-21 & 27-28 nëntor. Gjatë kësaj interviste shpalosim detaje rreth programit të pasur të kësaj ngjarjeje që bashkon artin, kulturën dhe traditën.
Po ashtu ju sjellim një material nga skena e kulturës. Nën drejtimin e dirigjentit Toshio Yanagisawa dhe me violinisten ruse, Julia Smirnova, si soliste, janë interpretuar “Koncerti për violinë dhe orkestër në D-dur, op.35” dhe “Simfonia nr.4 në F-mol, op.36” në kuadër të koncertit të radhës të Filharmonisë së Kosovës. Kanë qenë dy vepra të ndryshme për nga struktura, por që bartin të njëjtën ndjeshmëri.
Nuk mungojnë as storjet nga showbizi me protagonistë yje si, Robert Pattinson, Gerard Depardieu dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!