Dy trena janë përplasur të martën në Pragë të Republikës Çeke, duke lënë të lënduar 46 persona, katër prej tyre në gjendje të rëndë.
Ekipet e emergjencës i kanë transportuar të plagosurit në disa spitale të qytetit, për të shmangur mbingarkimin e ndonjërit prej institucioneve shëndetësore.
Hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkakun e përplasjes.
Qarkullimi i trenave nga stacioni kryesor i Pragës është rikthyer pjesërisht, ndërsa funksionimi i plotë pritet të normalizohet gjatë pasdites.