Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von der Leyen pritet me protestë në Kosovë

pr anp

Një grup të rinj kanë dalë në protestë tek Aeroporti i Prishtinës, aty ku pritet të arrijë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ata kanë dalë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënuar nga Gjykata Speciale.

Në pankartat e tyre, përveç “Jo në emrin tim”, shkruan edhe mesazhi “BE, na keni tradhtuar” dhe “Sot Thaçi, nesër Zelensky”.

Pas daljes së Von der Leyen nga aeroporti, protestuesit e kanë bllokuar një nga daljet e aeroportit duke shkaktuar edhe kolona të automjeteve.

Von der Leyen sot do të qëndrojë në Kosovë. Ajo do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu si dhe nga kryeministri Albin Kurti.

Edhe Von der Leyen: I takon Kosovës të vendosë a do që ta ndryshojë ligjin për Specialen Arbëri Von der Leyen: I takon Kosovës të vendosë a do që ta ndryshojë ligjin për Specialen

Gjykata Speciale në shkallë të parë i ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Që nga dita e shpalljes së aktgjykimit, 16 shtator, në Kosovë janë mbajtur protesta çdo ditë për të kundërshtuar vendimin. 

Lexo përditësimet tjera
Ursula von der Leyen

Von der Leyen takon Haxhiun e Kurtin, flasin për aspiratat evropiane të Kosovës