Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bllokohet rruga tek aeroporti ku pritej të kalonte von der Leyen

protesta

Protestuesit e kanë bllokuar rrugën kryesore për të dalë nga aeroporti, aty ku parashihej të kalonte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Protestuesit po mbajnë në duar pankarta “Liria ka Emër”, “Jo në emrin tim”.

Megjithatë, von der Leyen e ka kaluar aeroportin nga dalja për Lipjan.

Ajo pritet të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu si dhe nga kryeministri Albin Kurti.

VIDEO:

Lexo përditësimet tjera
Ursula von der Leyen

Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me Haxhiun e Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila këtë javë po zhvillon vizitë në...