Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von der Leyen të enjten në Kosovë

Ursula von der Leyen

Foto: Associated Press

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë këtë javë vizitë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas agjendës së publikuar në faqen e Komisionit Evropian, në Kosovë, Von der Leyen do të qëndrojë gjatë së enjtes së 1 tetorit, ku ndaras do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin Albin Kurti. 

Në po të njëjtën ditë, Von der Leyen do të qëndrojë edhe në Podgoricë, kurse më 2 tetor në Shkup. 

Turneun e saj në rajon, Von der Layen do ta nisë të mërkurën më 30 shtator në Tiranë në takimet me presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë këtij turneu do ta evitojë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Edhe BE-ja e konfirmon vizitën e Von der Leyen në Kosovë më 15 tetor Arbëri BE-ja e konfirmon vizitën e Von der Leyen në Kosovë më 15 tetor

Zyrtarisht është thënë se arsyeja për të shmangur vizitat në Beograd dhe Sarajevë është fushata zgjedhore në ato dy vende. Por, nga burimet e BE-së mësohet se edhe glorifikimi i kriminelit Ratko Mlladiq ka pasur ndikim në këtë vendim.

Gjatë këtij udhëtimi, presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen, pritet të përsëritë mbështetjen e Komisionit Evropian për procesin e zgjerimit dhe për progresin e vendeve të rajonit në rrugën e tyre evropiane.