Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Fitorja e katërt radhazi për Borën

Bora

Bora e ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Bora të shtunën mbrëma në palestrën “1 Tetori” e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultatin 81:65, në kuadër të xhiros së nënttë. 

Ylli e filloi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me shifrat 23:16. 

Por Bora reagoi në çerekun e dytë dhe e ngushtoi rezultatin në 35:34. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. 

Bora në çerekun e tretë ishte në pesë pikë epërsi, 58:52. Por klubi prishtinas shpërtheu në dhjetëminutëshin e fundit të cilin e fitoi me dhjetë pikë epërsi. 

Më i dalluari te Bora ishte Laolu Oke me 19 pikë dhe 11 kërcime. U veçua edhe Muhamedali Janjeva me 15 pikë dhe gjashtë kërcime. 

Ndërsa lojë të mirë tek Ylli pati Lis Shoshi me dhjetë pikë, 14 kërcime dhe një asistim. 

Për Yllin ishte disfata e katërt, krahas pesë fitoreve. 

Bora në total ka shtatë fitore dhe dy humbje.