Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Haaland kontribuon me gol në fitoren e Norvegjisë

Erling Haaland

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka kontribuar me një gol në fitoren e Përfaqësueses së Norvegjisë. 

Norvegjia të shtunën mbrëma e mposhti Uellsin në shtëpi me rezultatin 3:1, në ndeshjen që i takoi Grupit A4 të Ligës së Kombeve. 

Antonio Nusa e kaloi në epërsi Norvegjinë në minutën e 59-të. 

Shifrat në 2:0 i dyfishoi Andreas Schjelderup me asistim të Haalandit në minutën e 68-të. 

Uellsi e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 79-të me golin që e realizoi 

David Brooks. 

Nëntë minuta më pas, Haaland, realizoi për rezultatin përfundimtar 3:1. 

Norvegjia ka gjashtë pikë, kurse Uellsi është i fundit me tri pikë. 

Norvegjia ndeshjen e fundit e luan të martën nga ora 20:45 ndaj Danimarkës në udhëtim.