Protestuesit e kanë bllokuar rrugën kryesore për të dalë nga aeroporti, aty ku parashihej të kalonte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Protestuesit po mbajnë në duar pankarta me “Liria ka Emër”, “Jo në emrin tim”.
Megjithatë, von der Leyen e ka kaluar aeroportin nga dalja për Lipjan.
Ajo pritet të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu si dhe nga kryeministri Albin Kurti.
Видео: