Qytetarët janë mbledhur sërish të martën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Protesta tashmë ka hyrë në javën e dytë.
Njëri nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, nga sheshi “Skënderbeu” u ka bërë sërish thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me Gjykatën Speciale. Ai i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që Qeveria ta procedojë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Haziri ka thënë se protesta nuk po e humb forcën dhe se qytetarët nuk po dorëzohen.
“Vetëm shikojeni njëri-tjetrin në sy: këtu nuk ka plogështi! Në këtë shesh ka vetëm një gjë që po zien çdo ditë e më shumë: këtu po soset durimi! Nuk po rritet lodhja, por po soset durimi”, u shpreh Haziri.
Gjykata Speciale në shkallë të parë i ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.
-
15 net protestë
-
Nata e 13-të e protestës, deputetëve u kërkohet të votojnë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Specialen
-
“UÇK-ja s’është e partive” - Edhe nata e 11-të e protestave mbush sheshin
-
Tetë net protesta kundër vendimit të Speciales
-
Dita e gjashtë e protestës në kundërshtim të vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së