Ka përfunduar baras 1:1 derbi i Ligës së Parë ndërmjet Prishtinës së Re dhe Lirisë.
Ndeshja që u zhvillua të dielën në Hajvali i takoi xhiros së 16-të.
Liria kaloi në epërsi në minutën e gjashtë me golin që e realizoi Drin Ymeri.
Me golin e Ymerit, Liria e mbylli pjesën e parë me epërsinë prej një goli.
Ymeri shënoi gol pas asistimit nga Albion Kurtaj.
Prishtina e Re shifrat në 1:1 i barazoi krejt në fund të ndeshjes me Bujar Shabanin.
Për Lirinë është barazimi i tretë. Ka edhe 11 fitore dhe një humbje.
E zë vendin e parë me 36 pikë, por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërsa Prishtina e Re ka dhjetë fitore, tri barazime dhe tri humbje. Renditet në pozitën e dytë me 33 pikë.