Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macroni kundërshton dominimin e fuqive të mëdha mbi shtetet e vogla

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka marrë pjesë të dielën në aktivitetin FrancoTech në Kamboxhia, së bashku me kryeministrin Hun Manet, ku ka bërë thirrje për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar, tregti të hapur dhe vlera të përbashkëta.

Gjatë fjalimit të tij, Macroni ka mbrojtur ato që i ka cilësuar si një “rrugë e tretë”, duke kundërshtuar dominimin e fuqive të mëdha mbi shtetet më të vogla.

“Ne besojmë në respektimin e tregtisë së hapur, të drejtë dhe të barabartë. Besojmë në shkencë. Besojmë në bashkëpunim, dhe jo që një fuqi apo një tjetër të ushtrojë hegjemoninë mbi një grusht shtetesh vasale”, ka deklaruar Macron.

Presidenti francez ka takuar gjithashtu pjesëmarrësit gjatë një vizite në aktivitet, i cili ka mbledhur së bashku përfaqësues të komunitetit teknologjik frankofon.