Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova nis përgatitjet për duelin vendimtar ndaj Irlandës

Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, ku të martën do të përballet me Irlandën në Dublin.

Dardanët kanë zhvilluar të dielën seancën e parë stërvitore pas barazimit pa gola me Izraelin.

Ndeshja ndaj irlandezëve do të jetë vendimtare për pozitën e dytë në grup.

Stërvitja është mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion 13 futbollistë. 

Ndërkohë, lojtarët që ishin titullarë në ndeshjen ndaj Izraelit kanë zhvilluar seancë rigjeneruese në palestrën e hotelit.

“Dardanët” do t’i vazhdoj ë përgatitjet në Dublin ku të martën e zhvillojnë ndeshjen e fundit të Grupit B3.