Qytetarët janë mbledhur sërish të mërkurën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Protestuesit kanë vendosur mbishkrimin “Bac s’u kry”, duke shprehur mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së.
Protesta po mbahet për të 15-n natë radhazi.
Gjykata Speciale në shkallë të parë i ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy javë protesta kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Dita e gjashtë e protestës në kundërshtim të vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së
-
Qytetarët reagojnë: Jo në emrin tim
-
Edhe nata e 18-të e protestave mbyllet me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen
-
Edhe nata e 17-të e protestës me kërkesën për miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen