Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dita e gjashtë e protestës në kundërshtim të vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Protesta

Për të gjashtën natë me radhë, mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale i cili dënoi me 81 vjet burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me pankartat “Jo në emrin tim”, “Liria ka emër” e flamuj kombëtar dhe të UÇK-së e gjithashtu edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mijëra protestues po kërkojnë drejtësi për katërshen e UÇK-së.

Një prej organizatorëve, Çlirim Haziri gjatë kësaj proteste përmendi nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të Specializuar, me anë të së cilës po synohet kufizimi i mandatit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe gjithashtu monitorimi ndërkombëtar i punës së saj. Për këtë Haziri ka thënë se kjo çështje nuk është vetëm e një partie por e të gjithëve.

Këtë nismë e ka mbështetur Aleanca, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se do ta presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi PDK-ja e kontestoi kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe si çështje do ta trajtoj juridikisht me kujdes.

Gjatë ditës, studentë nga universitetet publike e private të Kosovës, marshuan nga Qendra e Studentëve deri te sheshi “Skënderbeu”, duke bërë thirrje për drejtësi dhe unitet.

Protestat po mbahen nga data 16 shtator, kur edhe u dha vendimi dënues për krime lufte për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veseli e Rexhep Selimin, nga Gjykata Speciale.

Edhe 15 net protestë Arbëri 15 net protestë

Përveç në Kosovë, protesta në kundërshtim të vendimit të Dhomave të Specializuara janë mbajtur edhe në New York, Kanada, Zvicër, Gjermani e Austri.

Specialja i shpalli fajtorë për krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.