Për të shtatën natë me radhë, mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale i cili dënoi me 81 vjet burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me pankartat “Jo në emrin tim”, “Liria ka emër” e flamuj kombëtar dhe të UÇK-së e gjithashtu edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mijëra protestues po kërkojnë drejtësi për katërshen e UÇK-së.
Protesta e sotme nisi me betimin e ushtarit të UÇK-së, që u lexua nga Rame Lahaj.
Përveç në Kosovë, protesta në kundërshtim të vendimit të Dhomave të Specializuara janë mbajtur ditëve të kaluara edhe në New York, Kanada, Zvicër, Gjermani e Austri.
Specialja i shpalli fajtorë për krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.

-
Dita e gjashtë e protestës në kundërshtim të vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së
-
Organizatorët: Nuk na ka bashkuar partia – na ka bashkuar UÇK-ja
-
Në Vjenë protestohet kundër vendimit të Speciales, kërkohet liri për katërshen e UÇK-së
-
Diaspora sot në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
-
“Jo në emrin tim”, mijëra qytetarë në natën e tretë rresht kundërshtojnë vendimin e Speciales