Një djalosh që para 12 vjetësh ishte 11-vjeçar, ishte shfaqur në videoklipin e këngës “Magic in the air” të Magic System, me një fanellë të verdhë duke luajtur i vetëm me një top futbolli. Ai i shfaqte aftësitë që ka, në sportin më të popullarizuar në botë.
Ai fëmijë i asaj kohe e ka bërë ëndrrën realitet. Pathe Mboup tani luan për Brestin në Francë, ndërsa është ftuar për herë të parë nga Përfaqësuesja e Senegalit.
Mboup është 23-vjeçar tani dhe luan në elitën e futbollit francez.
Përzgjedhësi Patrick Vieira e ka përfshirë atë në grupin që do të luajë kundër Sudanit këtë muaj në dy ndeshje, më 12 dhe 16 nëntor. Ndeshja është kualifikuese për Kupën e Kombeve të Afrikës.
Muzika zyrtare ku Mboup u shfaq në videoklip, tani ka 564 milionë shikime në YouTube.
Mboup e nisi karrierën te AS Dakar Sacre-Coeur, para se të lëvizte në Evropë te Standard Liege, Lyoni dhe Pau.
Prej vitit 2025 është lojtar i Brestit.