---
description: Për të gjashtën natë me radhë, mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale i cili dënoi me 81 vjet
title: Dita e gjashtë e protestës në kundërshtim të vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/21/55a0797b-ed3a-4146-bc3b-f262d4f5abc5.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Dita e gjashtë e protestës në kundërshtim të vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

![Protesta](https://resources.koha.net/images/2026/September/21/55a0797b-ed3a-4146-bc3b-f262d4f5abc5.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 21 shtator 2026 21:08
- Shpërndaje në:

- 21 shtator 2026 21:08
- Shpërndaje në:

Për të gjashtën natë me radhë, mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale i cili dënoi me 81 vjet burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me pankartat “Jo në emrin tim”, “Liria ka emër” e flamuj kombëtar dhe të UÇK-së e gjithashtu edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mijëra protestues po kërkojnë drejtësi për katërshen e UÇK-së.

Një prej organizatorëve, Çlirim Haziri gjatë kësaj proteste përmendi nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të Specializuar, me anë të së cilës po synohet kufizimi i mandatit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe gjithashtu monitorimi ndërkombëtar i punës së saj. Për këtë Haziri ka thënë se kjo çështje nuk është vetëm e një partie por e të gjithëve.

Këtë nismë e ka mbështetur Aleanca, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se do ta presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi PDK-ja e kontestoi kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe si çështje do ta trajtoj juridikisht me kujdes.

Gjatë ditës, studentë nga universitetet publike e private të Kosovës, marshuan nga Qendra e Studentëve deri te sheshi “Skënderbeu”, duke bërë thirrje për drejtësi dhe unitet.

Protestat po mbahen nga data 16 shtator, kur edhe u dha vendimi dënues për krime lufte për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veseli e Rexhep Selimin, nga Gjykata Speciale.

[Edhe ![15 net protestë](https://resources.koha.net/images/2026/September/30/73c4fe47-a2bd-421a-a75e-06d04cb44906.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 sht 2026 15 net protestë](https://www.koha.net/arberi/15-net-protest)

Përveç në Kosovë, protesta në kundërshtim të vendimit të Dhomave të Specializuara janë mbajtur edhe në New York, Kanada, Zvicër, Gjermani e Austri.

Specialja i shpalli fajtorë për krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.

[#protesta](https://www.koha.net/tag/protesta) [#Ushtria Çlirimtare e Kosovës](https://www.koha.net/tag/ushtria-clirimtare-e-kosoves) [#Ish-krerët e UÇK-së](https://www.koha.net/tag/ish-kreret-e-uck-se) [#gjykata speciale](https://www.koha.net/tag/gjykata-speciale)

Artikuj të ngjashëm

- [![Dy javë protesta kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së](https://resources.koha.net/images/2026/September/29/fcb4b6e8-de8c-4c43-a574-4fc572f27b5b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 sht 2026 Dy javë protesta kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/dy-jave-nga-protesta-kunder-vendimit-ndaj-ish-krereve-te-uck-se)
- [![Tetë net protesta kundër vendimit të Speciales](https://resources.koha.net/images/2026/September/23/fa72dc02-2f0b-4bed-97e3-dfd942e5c6fb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 sht 2026 Tetë net protesta kundër vendimit të Speciales](https://www.koha.net/arberi/tete-net-protesta-kunder-vendimit-te-speciales)
- [![Një javë protesta kundër vendimit ndaj katërshes së UÇK-së](https://resources.koha.net/images/2026/September/22/0622fd83-96ce-4b07-b5ca-129915bb2e20.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 sht 2026 Një javë protesta kundër vendimit ndaj katërshes së UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/nje-jave-protesta-kunder-vendimit-ndaj-katershes-se-uck-se)
- [![Edhe nata e 18-të e protestave mbyllet me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen](https://resources.koha.net/images/2026/October/03/9666d7c3-665f-4a68-98ea-d5a943bb80b3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 tet 2026 Edhe nata e 18-të e protestave mbyllet me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen](https://www.koha.net/arberi/edhe-nata-e-18-te-e-protestave-mbyllet-me-kerkesen-per-ndryshimin-e-ligjit-per-specialen)

[Arbëri.]() [Tahiri: Qeveria Kurti s'është stabile, deputetët veç kanë nisur kërkesat](https://www.koha.net/arberi/tahiri-qeveria-kurti-seshte-stabile-deputetet-vec-kane-nisur-kerkesat)

[Tech.]() [Bien aksionet e kompanive teknologjike, pasi shtohet frika për ngadalësimin e inteligjencës artificiale](https://www.koha.net/tech/bien-aksionet-e-kompanive-teknologjike-pasi-shtohet-frika-per-ngadalesimin-e-inteligjences-artificiale)

[Arbëri.]() [Tahiri: VV-ja erdhi në pushtet me kauzën se familjarët janë për dasma, po i tradhton qytetarët](https://www.koha.net/arberi/tahiri-vv-ja-erdhi-ne-pushtet-me-kauzen-se-familjaret-jane-per-dasma-po-i-tradhton-qytetaret)

[Kulturë.]() [Gjenden gjashtë gravurat e vjedhura të Picassos](https://www.koha.net/kulture/gjenden-gjashte-gravurat-e-vjedhura-te-picassos)

[Futboll.]() [Zeneli shkëlqen në fitoren e Royale Unionit, asiston edhe Avdyli](https://www.koha.net/futboll/zeneli-shkelqen-ne-fitoren-e-royale-unionit-asiston-edhe-avdyli)

[Showbiz.]() [Scarlett Johansson: Roli në “The Batman: Part II” ishte shumë i vështirë për t’u realizuar](https://www.koha.net/showbiz/scarlett-johansson-roli-ne-the-batman-part-ii-ishte-shume-i-veshtire-per-tu-realizuar)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Dita e gjashtë e protestës në kundërshtim të vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/dita-e-gjashte-e-protestes-ne-kundershtim-te-vendimit-te-speciales-per-ish-kreret-e-uck-se","datePublished":"2026-09-21T21:08:28+02:00","dateModified":"2026-09-21T21:32:00+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":346,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Për të gjashtën natë me radhë, mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale i cili dënoi me 81 vjet","url":"https://www.koha.net/arberi/dita-e-gjashte-e-protestes-ne-kundershtim-te-vendimit-te-speciales-per-ish-kreret-e-uck-se","keywords":"protesta, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ish-krerët e UÇK-së, gjykata speciale","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/21/55a0797b-ed3a-4146-bc3b-f262d4f5abc5.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
