Moti në Kosovë do të jetë i ndryshueshëm gjatë pesë ditëve të ardhshme, me vranësira, intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.
Sipas parashikimit për periudhën 16–20 nëntor 2026, java do të nisë me mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu. Të martën pritet përmirësim i kushteve meteorologjike, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.
Të mërkurën do të ketë diell dhe vranësira, të cilat mund të sjellin riga shiu, ndërsa të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme. Java do të përfundojë me mot të vranët dhe intervale me diell.
Sa i përket temperaturave, ato minimale do të lëvizin nga 3 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 8 deri në 20 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimet jugperëndimore dhe juglindore, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.
Në përgjithësi, java do të karakterizohet me mot të butë vjeshtor.