Qytetarët janë mbledhur sërish të martën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Protesta tashmë ka hyrë në javën e dytë.
Njëri nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, nga sheshi “Skënderbeu” u ka bërë sërish thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me Gjykatën Speciale.
Gjykata Speciale në shkallë të parë i ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.