Qytetarët janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Është kjo nata e 13-të me radhë e kësaj proteste.

Një nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me Gjykatën Speciale.
Haiziri ka thënë se Deklarata e miratuar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara shpreh një qëndrim politik, ndërsa ligji do të prodhonte pasoja konkrete.
“Sot Kuvendi miratoi një deklaratë lidhur me atë aktgjykimin e famshëm të Hagës. Dhe ajo deklaratë sot na tregoi diçka: kur ekziston vullneti, ky kuvend di të bëhet bashkë. Prandaj, nga ky moment dua t’ju drejtohem qartë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deklarata që miratuat sot shpreh qëndrim, ndërsa ligji që kërkojmë ne prodhon pasojë. Deklarata mbetet letër, e ligji vepron! Prandaj UÇK-ja nuk mbrohet me deklarata. UÇK-ja jonë kërkon veprim. Dhe kërkesa jonë ndaj jush është e qartë: ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet!”, tha Haziri.

Protesta e sontme vjen pas miratimit të Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë në seancën e Kuvendit të Kosovës sot.
Edhe
Edhe nata e 18-të e protestave mbyllet me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen
Deputetët thanë se e konsiderojnë "si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal".

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit në Hagë.
Gjykata Speciale në shkallë të parë dënoi me 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin për krime lufte, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vjet e Rexhep Selimi me 13 vjet.