---
description: Qytetarët janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë nd
title: Nata e 13-të e protestës ”Jo në emrin tim”
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/28/35d0f3da-6097-4225-8e9b-fa5b1eea7563.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Nata e 13-të e protestës, deputetëve u kërkohet të votojnë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Specialen

- 28 shtator 2026 21:00
- Shpërndaje në:

- 28 shtator 2026 21:00
- Shpërndaje në:

Qytetarët janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Është kjo nata e 13-të me radhë e kësaj proteste. 

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/September/28/ad3dcd7b-9ba5-4848-992d-7bdcea1291f8.webp?q=80&w=980)

Një nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me Gjykatën Speciale.

Haiziri ka thënë se Deklarata e miratuar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara shpreh një qëndrim politik, ndërsa ligji do të prodhonte pasoja konkrete.

“Sot Kuvendi miratoi një deklaratë lidhur me atë aktgjykimin e famshëm të Hagës. Dhe ajo deklaratë sot na tregoi diçka: kur ekziston vullneti, ky kuvend di të bëhet bashkë. Prandaj, nga ky moment dua t’ju drejtohem qartë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deklarata që miratuat sot shpreh qëndrim, ndërsa ligji që kërkojmë ne prodhon pasojë. Deklarata mbetet letër, e ligji vepron! Prandaj UÇK-ja nuk mbrohet me deklarata. UÇK-ja jonë kërkon veprim. Dhe kërkesa jonë ndaj jush është e qartë: ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet!”, tha Haziri.

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/September/28/870fd516-cd5a-4999-9c98-edd0e45d18a1.webp?q=80&w=980)

Protesta e sontme vjen pas miratimit të Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë në seancën e Kuvendit të Kosovës sot.

[Edhe ![Edhe nata e 18-të e protestave mbyllet me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen](https://resources.koha.net/images/2026/October/03/9666d7c3-665f-4a68-98ea-d5a943bb80b3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 tet 2026 Edhe nata e 18-të e protestave mbyllet me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen](https://www.koha.net/arberi/edhe-nata-e-18-te-e-protestave-mbyllet-me-kerkesen-per-ndryshimin-e-ligjit-per-specialen)

Deputetët thanë se e konsiderojnë "si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal".

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/September/28/2e4349f4-3255-4cff-96b3-9b14d18858fa.webp?q=80&w=980)

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit në Hagë.

Gjykata Speciale në shkallë të parë dënoi me 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin për krime lufte, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vjet e Rexhep Selimi me 13 vjet. 

[#protesta](https://www.koha.net/tag/protesta)

Artikuj të ngjashëm

- [![Dy javë protesta kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së](https://resources.koha.net/images/2026/September/29/fcb4b6e8-de8c-4c43-a574-4fc572f27b5b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 sht 2026 Dy javë protesta kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/dy-jave-nga-protesta-kunder-vendimit-ndaj-ish-krereve-te-uck-se)
- [![“UÇK-ja s’është e partive” - Edhe nata e 11-të e protestave mbush sheshin](https://resources.koha.net/images/2026/September/26/6ac9855e-eeef-4f64-ba16-3b5987909b98.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 sht 2026 “UÇK-ja s’është e partive” - Edhe nata e 11-të e protestave mbush sheshin](https://www.koha.net/arberi/uck-ja-seshte-e-partive-edhe-nata-e-11-te-e-protestave-mbush-sheshin)
- [![Me thirrjet “Votojeni ligjin”, protestuesit mblidhen para dyerve të Kuvendit](https://resources.koha.net/images/2026/October/05/1a786faf-f5c9-4305-836e-f8629da58bb4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 tet 2026 Me thirrjet “Votojeni ligjin”, protestuesit mblidhen para dyerve të Kuvendit](https://www.koha.net/arberi/protestuesit-kalojne-naten-para-kuvendit)
- [![Dita e 19-të e protestave kundër Speciales në Prishtinë](https://resources.koha.net/images/2026/October/04/1a29e425-61c8-41ab-994e-51d4bbc9df50.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 tet 2026 Dita e 19-të e protestave kundër Speciales në Prishtinë](https://www.koha.net/arberi/dita-e-19-te-e-protestave-kunder-speciales-ne-prishtine)

[Arbëri.]() [Jashari: Greva në KEK mund t’i ulë në 30 për qind kapacitetet e turbinave](https://www.koha.net/arberi/jashari-greva-ne-kek-mund-ti-ule-ne-30-per-qind-kapacitetet-e-turbinave)

[Botë.]() [Trumpi i thotë hapur JD Vancet që ta zhvendosë fokusin nga Irani te lufta kundër “korrupsionit dhe krimit”](https://www.koha.net/bote/trumpi-i-thote-hapur-jd-vancet-qe-ta-zhvendose-fokusin-nga-irani-te-lufta-kunder-korrupsionit-dhe-krimit)

[Showbiz.]() [Scarlett Johansson kritikon investimin nëpër filma që nuk dihet kush do t’i shikojë](https://www.koha.net/showbiz/scarlett-johansson-kritikon-investimin-neper-filma-qe-nuk-dihet-kush-do-ti-shikoje)

[Showbiz.]() [Netflix me dokumentar për Russell Brand, vetëm pak ditë pas dënimit të tij me burgim](https://www.koha.net/showbiz/netflix-publikon-dokumentarin-per-russell-brand-vetem-pak-dite-pas-denimit-te-tij-me-burg)

[Botë.]() [Emisarët amerikanë takohen me Zelenskyn pas bisedimeve me Putinin](https://www.koha.net/bote/emisaret-amerikane-takohen-me-zelenskyn-pas-bisedimeve-me-putinin)

[Botë.]() [Hegseth e nderon me medalje ushtarin që e qortoi pasi qeshi te monumenti i Varrit të Ushtarit të Panjohur](https://www.koha.net/bote/hegseth-e-nderon-me-medalje-ushtarin-qe-e-qortoi-pasi-qeshi-te-monumenti-i-varrit-te-ushtarit-te-panjohur)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Nata e 13-të e protestës ”Jo në emrin tim”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/nata-e-13-te-e-protestes-jo-ne-emrin-tim","datePublished":"2026-09-28T21:00:54+02:00","dateModified":"2026-09-28T22:44:44+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":331,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Qytetarët janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë nd","url":"https://www.koha.net/arberi/nata-e-13-te-e-protestes-jo-ne-emrin-tim","keywords":"protesta","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/28/35d0f3da-6097-4225-8e9b-fa5b1eea7563.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
