Qytetarët janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Është kjo nata e 13-të me radhë e kësaj proteste.
Protesta e sotme vjen pas miratimit të Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë në seancën e Kuvendit të Kosovës sot.
Deputetët thanë se e konsiderojnë "si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal".
Ndërkohë, janë shtuar kërkesat që sa më parë të procedohen për votim në Kuvend ndryshimet dhe plotësimet e Projektligjit për Specialen.
Протестот „Не во мое име“ се одржува секоја вечер во Приштина од 16 септември, по пресудата во Хаг.
Gjykata Speciale në shkallë të parë dënoi me 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin për krime lufte, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vjet e Rexhep Selimi me 13 vjet.