Aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO ka reaguar të enjten në shuarjen e zjarreve në Shqipëri dhe Kosovë.
KFOR-i njoftoi nëpërmjet një komunikate të enjten se kanë reaguar në fshatin Babaj Boks në Gjakovë dhe në Shqipëri për të neutralizuar rrezikun e zgjerimit të zjarreve.
“Asestet e KFOR-it vazhduan të ofrojnë ndihmën e tyre deri në eliminimin e rrezikut nga zjarri”, thuhet në komunikatë.
KFOR-i ka shtuar se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij për të ofruar mjedis të sigurt.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarri rrezikoi dy fshatra të Klinës, KFOR-i amerikan intervenoi me dy helikopterë
-
Trupat Rezervë Turke të NATO-s mbërrijnë në Kosovë
-
KFOR-i njofton për intervenimet në shuarjen e zjarreve në Kosovë
-
KFOR-i trajnohet për kontrollin e gatishmërisë luftarake nga zjarri
-
KFOR-i amerikan patrullon në veri