Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje ka ndihmuar në shuarjen e zjarrit në një zonë të Klinës.
Siç ka bërë të ditur KFOR-i në një përgjigje për KOHËN, fshatrat Vidajë dhe Jagodë, kanë qenë në rrezik për t’u prekur nga zjarri, mirëpo aviacioni amerikan ka ndërhyrë me dy helikopterë të pajisur me kova uji.
“Asetet e KFOR-it kanë ofruar ndihmën e tyre deri në eliminimin e rrezikut nga zjarri”, ka thënë KFOR-i.
Zjarr në Klinë, KFOR-i në përpjekje për ta lokalizuar
Zjarri ka përfshirë një zonë në një rajon të Klinës.
KOHA ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen njësi të KFOR-it duke tentuar ta lokalizojnë atë.
Edhe
KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve në Kosovë e Shqipëri
Policia e Kosovës është pyetur lidhur me rastin, por ka thënë se deri tani nuk kanë asgjë të raportuar.
Redaksia ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga KFOR-i, por nuk kanë qenë të qasshëm.
-
KFOR-i njofton për intervenimet në shuarjen e zjarreve në Kosovë
-
KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë operacionale
-
KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës
-
KFOR-i amerikan zhvillon trajnime kundër dronëve për rritjen e sigurisë në Kosovë