Karabinierët italianë dhe ushtarët çekë të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar stërvitje me helikopterë në Camp Film City në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja kishte për qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet ekuipazheve ajrore dhe personelit në terren.
Aktivitetet përfshinë transportin e personelit, evakuimin e trupave dhe ushtrime mbi skenarë emergjentë, me synim ruajtjen e gatishmërisë operacionale dhe ndërgjegjësimit situativ të personelit të KFOR-it.
KFOR thekson se këto stërvitje pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.
-
KFOR-i stërvitet me armë zjarri në Prishtinë: Për ruajtjen e gatishmërisë
-
KFOR-i amerikan zhvillon trajnime kundër dronëve për rritjen e sigurisë në Kosovë
-
Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët për forcimin e gatishmërisë operacionale
-
Ushtarë të KFOR-it kryejnë misione ajrore mbi veriun e Kosovës
-
Ushtarët gjermanë e amerikanë të KFOR-it trajnohen për zbarkim me helikopter në jug të Kosovës