Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të KFOR-it ka zhvilluar stërvitje me armë zjarri në Prishtinë të mërkurën.
Kjo stërvitje është pjesë e përpjekjeve për të ruajtjen e gatishmërisë dhe kapacitetit të lartë operativ.
Tutje thuhet se këto ushtrime janë thelbësore për të siguruar që trupat e KFOR-it janë gjithmonë të përgatitura për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj çdo sfide të sigurisë.
“Të tilla ushtrime ndihmojnë në ruajtjen e gatishmërisë dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave shumëkombëshe, që është kyç për përmbushjen e mandatit të KFOR-it për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga misioni i NATO-s në Kosovë.
-
KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë operacionale
-
KFOR-i trajnohet për kontrollin e gatishmërisë luftarake nga zjarri
-
KFOR-i me stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror
-
KFOR-i, EULEX-i, Policia e FSK-ja zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 2026”
-
Thirrjet serbe për sulm nga Irani, KFOR: S'ka ndryshime në mision