Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i me stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

KFOR

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka zhvilluar një trajnim për evakuim mjekësor ajror të dielën në Prishtinë. 

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se në selinë e tij në Kampin “Film City” është zhvilluar ky trajnim që ka përfshirë njësitë mjekësore të katër ushtrive - të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hungarisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje thuhet se pjesëtarët e KFOR-it janë stërvitur për mënyrën e evakuimit të të plagosurve në kushte reale, duke përfshirë ngarkimin dhe shkarkimin e pacientëve gjatë operacioneve ajrore.

KFOR-i theksoi se stërvitja ndërkombëtare siguron që të gjitha shtetet pjesëmarrëse në KFOR të jenë të gatshme të reagojnë në mënyrë të standardizuar dhe efektive ndaj çdo krize mjekësore.